Sport

⚽️ Koment: Ja pse Leo Messi është “babai” i golit

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 18 May 2017

Më 24 qershor, Leo Messi mbush 30 vjeç. Kjo datë e shënuar vjen në një moment të ëmbël pjekurie të plotë si futbollist.

Nga momenti i debutimit me ekipin e parë, më 16 nëntor 2003, në “Estadio do Dragao”, e deri më tani, ylli argjentinas i Barcelonës nuk është ndalur së mahnituri me paraqitjet dhe golat e tij.

Këtë e tregojnë edhe trofetë e shumtë të fituar, individualë dhe me skuadrën ku luan. Një lojtar, sipas fjalëve të Luis Enrique, “i pakrahasueshëm me askënd në histori.” Një lojtar, i cili, pavarësisht se ka fituar pothuajse çdo gjë, ka arritur ta mbajë lart primatin e vet në futbollin botëror.

-Advertisement-

Kjo është një nga arritjet e tij më të mëdha. “Me shpirtin e tij të madh konkurrues, unë shpresoj se nuk do të ndalet”, – ka thënë Guardiola. Messi ka shkëlqyer si pjesë e Barcelonës në mënyrë të vazhdueshme, përmbi një dekadë. Edhe në sezone të parregullta si ky për blaugranat. Mbi të gjitha, ai ka ka ruajtur pozicionin si golashënues. Për këtë arsye, Leo ka të gjitha numrat për t’u shpallur

“Këpuca e Artë” në këtë sezon. Argjentinasi ka shënuar 35 gola në La Liga, nga 51 të tillë në total, në të gjitha garat. Shënimi i golave te Barcelona është demokratizuar që nga ardhja e Suarez (27 gola në këtë kampionat) dhe Neymar (13 gola në këtë kampionat). Në total, tridenti MSN akumulon 75 gola në këtë sezon. Ajo që është e njëjtë, vetëm Real Madridi ka shënuar më shumë gola se MSN në kampionat, transmeton telesport.

Pavarësisht kalimit të viteve, marrëdhënia e tij me golin ka mbetur e pandryshuar. Dhe, çdo sezon, ai merr të gjitha llojet e të dhënave të natyrshme.

Më 23 prill u largua duke heshtur “madridismo” me dy golat e tij në “Bernabeu”, ku rrumbullakosi “500” me fanellën e Barcelonës. Sot dhe në të ardhmen do të kujtohet si një festë e pavdekshme, në të cilin pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e tregoi me krenari fanellën e tij në “Bernabeu”.

Ky ishte një tjetër gjest i “La Pulga” në një sezon të festimeve të veçanta, si përmbysja historike ndaj PSG-së. 347 gola në 381 ndeshje të luajtura në kompeticionet e brendshme spanjolle shpjegojnë atë që është në gjendje të bëjë “10” e Barcelonës. Prandaj, klubi katalanas është i bindur se Leo Messi duhet të jetë epiqendra e projektit pas ikjes së trajnerit Luis Enrique.

Puna për rinovimin e kontratës së tij është konkrete. Një situatë që është duke u vonuar, pavarësisht rëndësisë që ka dhe konfuzionit të krijuar në mesin e tifozëve të Barcelonës. Kontrata e Messit përfundon në vitin 2018, ndaj urgjenca për ta zgjatur marrëveshjen me më të mirin në botë është evidente. Barcelona insiston se negociatat janë në rrugën e duhur dhe rinovimi do të mbyllet së shpejti. Ndoshta zyrtarizimi i rinovimit do të bëhet me një tjetër trajner. Ndoshta me ardhjen e Valverde. Shkruan “Sport.es”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera