Sport

⚽️ Koha kur Ronaldinho, kishte thyer zemrat e tifozëve anglezë – VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 21 June 2017

Ylli Brazilian i futbollit, Ronaldinho, kishte thyer zemrat e tifozëve anglezë më 21 qershor 2002 kur kishte shënuar një super gol nga gjuajtja e lirë në portën e portierit David Seaman për t’i dhënë Brazilit fitoren prej 2-1 kundër Anglisë në Kampionatin Botëror që ishte mbajtur në Korenë e Jugut dhe në Japoni.

Pas një faulli nga mesfushori Paul Scholes në mesfushë, topin e mori atëkohë anëtari i PSG’së, Ronaldinho, i cili gjuajti saktë për ta befasuar portierin anglez.

Ky gol kujtohet si një prej veprave më të bukura të talentit brazilian, i cili i dhuroi botës së futbollit magji pafund si futbollist i Barcelonës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera