Sport

⚽️ Kjo është thirrja e ‘Dardanëve’

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 13 June 2017

Tifozët e Kosovës, “Dardanët” kërkojnë nga të gjithë që të ruhet qetësia dhe uniteti i krijuar, përkundet humbjeve dhe rezultateve jo të kënaqshme të Përfaqësueses.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e “Dardanëve” në grupin e tyre në Facebook.

“Ftojmë të gjithë të përfshirët, udhëheqësit e federatës, selektorin dhe futbollistat të jenë të matur, dhe të ruajnë qetësinë dhe unitetin e krijuar. Ne tifozët e Kosovës jemi gjithmonë në mbështetje të Kosovës, si në humbje ashtu edhe në fitore. Ashtu le të jenë, te bashkuar, edhe tash, në kohë kur rezultatet nuk janë ato që deshirojmë. Secili të kryen punë e vet. Federata të vlerëson punën e selektorit. Futbollistat ti përgjigjën thirrjës së vendlindjës.

-Advertisement-

Unë,Biri Yt,Kosovë.” 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera