Sport

⚽️ Kjo është 11-sha e frikshme e AC Milan për edicionin 2017/18 (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 15 June 2017

AC Milan është duke transferuar pothuajse lojtarët kryesorë të këtij afati kalimtar verorë. Kështu Rossonerët, kanë investuar tashmë më shumë se 100 milionë euro, për katër super përforcimet e para si ato të qendërmbrojtësit argjentinas Mateo Musacchio (Villareal), mbrojtësi anësor Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), mesfushori Franck Kessie (Atalanta), sulmuesi portugez Andre Silva, që së fundmi te Milan, u transferua nga Porto, për 38 milionë euro.

Megjithatë, tregu nuk është e mbyllur për skuadrën e kuqezinjve. Aq më pak kur emra të shumtë po qarkullojnë se mund ti bashkohet 18 herë kampionit të Italisë, në ditët e arddhshme. Kështu AC Milan, me çdo kusht po tenton që të rikthejë lavdinë e dikurshme në futbollin italian e atë evropian dhe nga edicioni i ri po projekton skuadër që do ta rikthente në majat e tabelës në Serie A.

Në mesin e emrave të dëshirave të trajnerit Vincenzo Montella, qarkullojnë futbollistë të dëshmuar sikurse mesfushorët Lucas Biglia e Borja Valero, apo e mbrojtësit të djathtë të Atalanta, Andrea Conti, i cili sapo la pas një edicion të përkryer me skuadrën nga Bergamo në Serie A.

-Advertisement-

Në fund të fundit lidhet edhe emri i një sulmuesi të ri. Emri që ka dalë më fort në këtë drejtim është Nikola Kalinic. Sulmuesi 29 vjeçar i Fiorentina i cili janarin e kaluar ishte afër largimit në drejtim të kampionatit kinez, tani dëshiron të zbresë në San Siro, ku do të kontribonte në planet e reja të drejtuesve të ri të Milan. Kështu me lojtarët e ardhur deri tani dhe pjesa e tjetër që pritet të transferohen në ditët e ardshme skuadra e Montellas, do ta ketë super 11-she në dispozicion për edicionin 2017/18.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera