Sport

⚽️ Juventusi fitoi më shumë para se Real Madridi nga Liga e Kampionëve, ja pse

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 08 June 2017

Të fitosh Ligën e Kampionëve nuk do të thotë se ke fituar më shumë të ardhura sesa skuadrat e tjera që ke mposhtur gjatë rrugës.

Sipas përllogaritjeve të portalit italian “Calcio e Finanza”, Juventusi do të fusë në arkat e klubit 109 milionë euro nga Champions, 25 milionë euro më shumë sesa Real Madridi, skuadra që e mundi 4-1 në finalen e Kardifit.

Klubi madrilen do të përfitojë vetëm 3 milionë euro më shumë sesa Leicester, skuadër që u eliminua në çerekfinale.

-Advertisement-

Diferenca është ajo që quhet “market pool”, të ardhurat komerciale që ndan UEFA për klubet evropiane.

Në këtë aspekt, Juventusi ka dy avantazhe në krahasim me Realin. Së pari, UEFA ndan të ardhura për çdo shtet dhe në rastin e Italisë, këto të ardhura ndahen në 3 klube, ndërsa në Spanjë ndahen në 4 (sezonin e kaluar ishin 5 spanjolle).

Gjithashtu, gjysma e “market pool”-it shpërndahet duke marrë parasysh pozicionin e skuadrës në kampionat.

Kështu, Juventusi merr 25% të asaj që i përket klubeve për shkak se doli në vend të parë sezonin e kaluar, ndërsa Realit i takon 15%, pasi u rendit i dyti në LaLiga 2015-2016.

Së dyti, UEFA merr nga të drejtat televizive në Itali 248 milionë euro, ndërsa nga Spanja “vetëm” 208 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera