Sport

⚽️ Juventus u shpall kampion i Serie A, por shikojeni ku ka fituar Inter!

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 30 May 2017

Zikaltrit kanë një mesatare prej 46622 tifozësh për ndeshje, duke regjistruar një rritje prej 2.4 për qind në krahasim me sezonin 2015/16.

Interi ka zhvilluar një prej sezoneve më të shëmtuar të historisë së tij, por të paktën duhet të ngushëllohen me tifozët e tyre. Pavarësisht se zikaltrit nuk arritën të përmbushnin asnjë prej objektivave të tyre, mbështetësit e skuadrës tregojnë edhe një herë se janë më të mirët, për sa i përket kampionatit italian.

Zikaltrit kanë një mesatare prej 46622 tifozësh për ndeshje, duke regjistruar një rritje prej 2.4 për qind në krahasim me sezonin 2015/16.

-Advertisement-

Pozicioni i dytë i përket Milanit, kuqezinjtë kanë koleksionuar një mesatare spektatorësh rreth 40326, me një rritje prej 6.5 për qind duke e krahasuar me sezonin e kaluar, transmeton “Albeu.com”.

Podiumin e plotëson Juventusi, i cili me një mesatare prej 39936 përmirëson me 3.3 për qind numrin e të pranishmëve në “Juventus Stadium”.

Në top-pesëshe ndodhet Napoli (36601), me një rritje prej 5.6 për qind në krahasim me sezonin e kaluar dhe Roma (32638), me verdhekuqtë që këtë sezon kanë pësuar një rënie prej 7.2 për qind

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera