Sport

⚽️ Ja cilat ishin skuadrat “viktima” të Otto John (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 03 June 2017

Otto John nuk ka zgjedhur kundërshtarë në elitën e futbollit kosovar. Sulmuesi i Trepçës ’89 ka shënuar ndaj secilës skuadër, megjithëse ka prej tyre që e kanë pësuar keq nga sulmuesi afrikan.

Liria ka qenë skuadra e preferuar e John, i cili u ka shënuar plot 5 gola prizrenasve. Mirë nuk qëndrojnë as Besa dhe Hajvalia në këtë aspekt që kanë pranuar nga katër gola.

Por, ka disa skuadra si Feronikeli, Trepça, Drita dhe Drenica që janë mjaftuar me vetëm nga një shënim i Otto John.

-Advertisement-

Fotografia e Fansat e Futbollit Kosovar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera