Sport

⚽️ Frikë te skuadra e Superligës, lojtarëve u merren telefonat

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 26 May 2017

Frika dhe tensioni kanë filluar të bëjnë punën e vet te Vllaznia përpara ndeshjes finale kundër Tiranës. Drejtuesit e klubit kuqeblu i kanë bërë thirrje lojtarëve të japin maksimumin për të shpëtuar Vllazninë, teksa ekipi vijon të qëndrojë i grumbulluar në Ulqin.

Por, ditën e djeshme ka ndodhur edhe diçka tjetër. Drejtuesit i kanë marrë lojtarëve edhe telefonat, teksa sipas “Panorama Sport” i druhen ndonjë komploti të mundshëm. Pas largimit të Bakajt që refuzoi të luante kundër Tiranës dhe mungesës së Vrapit për arsye shëndetësore, situata është e trazuar në kampin shkodran.

Por, mbledhja e telefonave mësohet se në të vërtetë është bërë për të mbajtur të qetë lojtarët që ta kenë të gjithë vëmëndjen të përqëndruar në përballjen me Tiranën, e cila ka një rëndësi të madhe pasi vlen sa një sezon i tërë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera