Sport

⚽️ E papritur: Isco tallet keq me mbrojtjen e Juventusit

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 30 May 2017
Isco është “tallur” me mbrojtjen e Juventusit.

Ylli i Real Madridit ka deklaruar se “Los Blancos” e kanë “dinamitin” për të shpuar murin bardhezi.

“Juventus ka treguar tashmë se është solid në mbrojtje, por ne kemi dinamit në sulm dhe ata duhet të shqetësohen”, deklaroi Isco, përcjellë “Lajmi.net”.

“Kemi eliminuar shumë skuadra të forta dhe e kemi merituar finalen. Jemi të motivuar pasi që mund të hyjmë në histori, si skuadra e parë që e fiton dy herë radhazi Ligën e Kampionëve”, shtoi Isco.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera