Sport

⚽️ E pabesueshme çfarë po ndodhë te Vllaznia para ndeshjes së barazhit

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 30 May 2017

Mobilizim i paparë te Vllaznia e Pozheranit para duelit të vitit me Ferizajn. Skuadra nga Pozherani të shtunën do të luajë ndeshjen e barazhit për inkuadrim në Vala Superligë dhe për të arritur një sukses të tillë, shumë dashamirë janë duke i dalë në ndihmë klubit.

Së fundmi, Vllaznia ka pranuar një shumë të konsiderueshme parash në vlerë prej 2 mijë eurove, shkruan Gazetasheshi.com.

Faruk Nura, Qahil Ramiqi dhe Ali Ramiqi kanë ndihmuar Vllazninë që të jetë gati për super-sfidën e së shtunës.

-Advertisement-

Klubi po pranon ndihma tjera në forma të ndryshme, andaj mobilizimi është maksimal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera