Sport

⚽️ Conte: Unë dhe Mourinho jemi kafshë

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 26 May 2017

Antonio Conte, trajneri i Chelsea, ka harruar sherrin që kishte me Jose Mourinhon dhe ka deklaruar se të dy janë “kafshë në fushë” gjatë ndeshjeve.

“Polemikat me Mourinhon? Ne jemi kafshë në fushë gjatë ndeshjeve, bëjmë çdo përpjekje për të fituar. Unë supozoj se në fushë rregulli është ky: do të të vras, të jetoj unë. Kjo nuk do të thotë që s’ka respekt, por, kur ndeshja mbaron, çdo gjë përfundon,” – tha Conte në një intervistë me të përditshmen italiane, “Corriere della Sera”.

Conte ka konfirmuar se ka ende dy vite kontratë dhe do të qëndrojë me klubin e Chelsea, me të cilin ka fituar tashmë Premier League, ndërsa të shtunën luan finalen e “FA Cup” kundër Arsenalit.

-Advertisement-

“Unë kam ende dy vite kontratë me Chelsea. Në klub më vlerësojnë, besojnë në projektin dhe idetë e mia”, – tha Conte, për të cilin ka pasur dyshime për vazhdimësinë në Londër për arsye familjare.

Trajneri italian ka konfirmuar se gruaja dhe fëmijët e tij, këtë verë do të shkojnë në Londër.

“Unë prisja ta bëja këtë gjë në janar, por nuk preferova që fëmijët ta lënë shkollën në mes të vitit”, shkruan Telesport.al.

Conte ka pranuar se nuk e ka pritur të jetë aq i suksesshëm që në sezonin e parë te Chelsea.

“Fitorja nuk i fsheh vështirësitë, por lidhet më shumë me grupin. Ushtarët shkojnë në luftë, ata e bëjnë luftën, ndaj pa ta është e pamundur të ketë një gjeneral të mirë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera