Sport

⚽️ Conte ka një lajm të madh për Interin

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 20 May 2017

Trajneri italian, Antonio Conte po kërkohet me ngulm nga skuadra e Interit, ndërsa ai vet ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Ai tha se shumë shpejtë do të bisedojë me Roman Abramovichin për të definuar të ardhmen në Stamford Bridge.

Por, Conte për një gjë tha se është si sigurt, vitin tjetër do të jetojë me familjen e tij, e cila për momentin është në Itali.

-Advertisement-

“Së shpejti do të bisedojë me Abramovichin”, tha fillimisht Conte gjatë konferencës për media.

“Unë dhe gruaja ime Elizabetta në janar vendosem që vajza jonë Vittoria të vazhdonte shkollën në Torino, pavarësisht se ishte regjistruar në Londër”, vazhdoi ai.

“Megjithatë, nëse jam duke qëndruara, ato do të vijnë në Londër. Do të ishte një mundësi e mirë për vajzën time të jetonte në një shtet të huaj. Por, për një jam i sigurt, nuk do të jetoj më vetëm”.

Kujtojmë se përveç Interit, Conten është duke e kërkuar edhe skuadra e madhe spanjolle, Barcelona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera