Sport

⚽️ Çka po ndodh me Donnarumman? (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 25 April 2017

Milani mund të mbetet pa Gigio Donnarumman gjatë verës.

Nuk nisin në mënyrën e duhur bisedimet mes Milanit dhe përfaqësuesve ligjorë të Gigio Donnarummas për rinovimin e kontratës. Sipas Gazzetta Dello Sport, menaxheri i portierit italian, Mino Raiola edhe pse ka qenë i pranishëm në Milano, nuk e ka gjetur kohën për t’u takuar me drejtuesit e Rossonerëve.

Pak ditë më parë Raiola kishte dhënë një mesazh të qartë. “Duam të shohim blerjet për të kuptuar nëse Milani do të jetë konkurrues, më pas do të vendosim”.

-Advertisement-

Kjo deklaratë nuk është pritur mirë në kampin kuqezi, ku dëshirojnë të nënshkruajnë një kontratë deri në vitin 2022 me portierin 18-vjecar, duke i dhënë madje edhe shiritin e kapitenit. Paga e portierit do të rritet nga 160 mijë euro në 3.2 milionë neto, shkruan Calciomercato.com.

Ofertat që vijnë nga jashtë në fakt janë shumë më të larta. Mes Real Madridit dhe Manchester United, po diskutohet për transferimin e De Geas në “Santiago Bernabeu”, por dy klubet e mëdha evropiane janë gati të ofrojnë 7.5 milionë euro në vit për Donnarummën.

Në këtë skenar kompleks bën pjesë edhe Juventusi. Bianconerët prej kohësh po mendojnë për pasuesin e Buffon dhe sigurisht alternativa më e besueshme dhe me prespektivë është portieri aktual i Milanit.

Gjithsesi duhet vënë në peshore është deklarata e vetë Donnarummës, sipas të cilit nëse një ditë do të largohet nga “Djalli”, do ta bënte vetëm për një skuadër të madhe jashtë futbollit italian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera