⚽️ Bunjaki komenton shortin e Trepçës ’89 dhe Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 19 June 2017
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, e ka komentuar shortin e Trepçës ’89 dhe FC Prishtinës, të cilat i mësuan sot emrat e kundërshtarëve të fazës së parë preliminare të Ligës së Kampionëve dhe Europa Leagues, shkruan zeri.info.
Mbi të gjitha, ai foli për kundërshtarin e FC Prishtinës, ekipin suedez, Norrkoping, pasi e njeh më mirë, për faktin se jeton në Suedi qe një kohë të gjatë.
Por, foli edhe për kundërshtarin e 89-shit, ekipin nga Ishujt Faro, Vikingur.
“Trepçës ’89 dhe Prishtinës nuk duhet t’u bëhet presion, por duhet t’u jepet kohë sepse është hera e parë që dalin në Evropë, për çka jam i gëzuar shumë. Trepça ’89 e ka shumë më të lehtë sesa Prishtina sepse luan me ekipin e njërit prej vendeve të fundit në ranglistën e futbollit, kështu që 89-shi do të duhej ta kalonte grupin”, shprehet fillimisht Bunjaki.
“Kurse, FC Prishtina e ka shumë më vështirë sepse do ta ketë kundër një ish-kampion suedez, i cili ishte edhe dominues në Suedi, por tani ka nisur të ndryshojë në përbërjen e lojtarëve dhe normal se ndryshon. Loja e parë do të jetë vendimtare. Nëse Prishtina nxjerr ndonjë rezultat pozitiv, atëherë ka gjasa të befasojë në lojën e kthimit. Por, nëse ndodh e kundërta, do ta ketë tepër problem. Loja e parë vendos shumëçka”, përfundoi Bunjaki.

Të tjera
-
Arbër Krasniqi emërohet Noter në Prishtinë – Zyra e re hapet më 16 qershor
Arbër Krasniqi është emëruar zyrtarisht Noter në Komunën e Prishtinës dhe do ...
-
Protestat në Iran shpërthejnë kundër Izraelit: Do përfundojmë si Gaza
Pas valës së sulmeve ajrore të kryera nga Izraeli, qytetarët iranianë kanë da...
-
Disa policë të Kosovës përmenden si dëshmitarë nga Serbia në rastin e Arbnor Spahiut – thotë Koci
“Përmenden emrat e pesë-gjashtë personave, të cilët në këtë fazë konsiderohen...
-
Një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami për dallaveret me pronat e ish-RTP’së
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji...
-
Media iraniane raporton për 78 të vra*rë dhe mbi 300 të plag*osur nga sul*met izraelite
Të paktën 78 persona janë vrarë dhe 329 janë plagosur nga sulmet izraelite që...
-
Pas dy muaj kërkime arrestohet i dyshuari për ngacmim se*ksual në Mitrovicë
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin ...
-
Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë
Më 12 qershor 2025, Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Mbretëria e ...
-
Zyrtarja në Mitrovicën e Veriut shoqërohet nga policia nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Një zyrtare komunale në Mitrovicën e Veriut është shoqëruar nga Policia e Kos...
-
53 raste u trajtuan nga mbrojtësit e viktimave për gjashtë ditë
53 raste të reja të viktimave trajtohen brenda një jave në Kosovë, shumica dh...
-
PDK nominon sërish Ferit Idrizin kandidat për kryetar të Komunës së Vushtrrisë
Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka zyrtarizuar rikandi...
-
Merz, Macron dhe Starmer i Britanisë së Madhe flasin në telefon për sul*met në Iran
Kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe krye...
-
Shikoni si duket qielli mbi Lindjen e Mesme: Aeroplanët devijohen, aeroportet mbyllen
Linjat ajrore po shmangin hapësirën ajrore mbi Izrael, Iran, Irak dhe Jordani...