Sport

⚽️ Buffon zbulon arsyen se pse e ndërroi fanellën me Mbappen

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 06 May 2017

Portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka treguar se pse e ka ndërruar fanellën me talentin e madh të Monacos, Kylian Mbappe. 

Juventusi fitoi 2-0 si mysafir, në një ndeshje që Buffon tregoi formë të lartë.

“E kam ndërruar fanellën me Mbappen pasi kur unë kam qenë i ri askush nuk dëshironte ta ndërronte me mua dhe këtë gjë e urreja”, ka thënë Buffon.

-Advertisement-

Portieri italian është në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, ku deri më tani në Ligën e Kampionëve ka pësuar vetëm dy gola.

Ndeshja kthyese mes Juventusit dhe Monacos zhvillohet të martën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera