Sport

⚽️ Befason Cana, tregon të ardhmen e De Biasit

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 05 June 2017

Ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, ka folur pas humbjes me Luksemburgun, teksa fillimisht ka folur për të ardhmen e trajnerit Gianni De Biasi.

“Këto janë gjëra që duhet të vlerësohen nga personat, nga institucionet dhe nga vetë trajneri, nëse ai ka dëshirë të vazhdojë. Trajneri është një person që ka dhënë shumë dhe ka mundësi të japë ende edhe shumë. Është në dorën e tij, por nëse ka dëshirë dhe e ndjen që duhet të bëjë eksperienca të tjera, atëherë vetëm duhet falënderuar. T’i heqim kapelen dhe të ecim përpara”, u shpreh Cana për Super Sport.

Cana ka besim se skuadra mund të bëjë mirë ndaj Izraelit, pasi Shqipëria ka më shumë cilësi. Sipas tij skuadra duhet të jap maksimumin në fushën e lojës.

-Advertisement-

“Skuadra ka një ndeshje të dielën dhe është e rëndësishme të jetë mirë atje. Lojtarët e dinë shumë mirë çfarë duhet të bëjnë. Jemi një skuadër, që për sa i takon potencialit, jemi në të njëjtin nivel me Izraelin, apo edhe ndoshta më mirë. Duhet edhe pak fat.

Nuk duhet të harrojmë që çdo ndeshje, çdo pikë, çdo fitore është e rëndësishme, pavarësisht nëse kualifikohemi, pozicionohemi të dytët, apo të tretët. Nuk ka rëndësi… E rëndësishme është që të bëjnë më të mirën dhe kam shumë besim te lojtarët të dielën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera