Sport

⚽️ Bale tregon se çka ndodh nëse nuk luan nga fillimi në finale të Championsit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 30 May 2017

Gareth Bale e ka pranuar se nuk do të zhgënjehej nëse nuk do të luante nga fillimi në finale të Ligës së Kampionëve.

Ylli i Real Madridit, Gareth Bale ka folur për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, e cila do të zhvillohet në qytetin e tij të lindjes, Cardiff.

Ai tha se do të ishte i zhgënjyer nëse nuk do të ishte i shëruar nga lëndimi plotësisht, por jo nëse nuk luan nga fillimi në finale.

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të arrija të shërohesha dhe të isha në formë për finale. Ka qenë një vit i vështirë për shkak të lëndimeve”, tha Bale gjatë një takimi me gazetarë.

-Advertisement-

“Nuk do të zhgënjehesha nëse nuk luaj nga fillimi”, vazhdo ai.

Bale kishte fjalë të mëdha edhe për Iscon, i cili pritet të luaj në vend të tij në finale, duke thënë se është lojtarë i jashtëzakonshëm dhe këtë e ka treguar në ndeshjet e fundit.

Krejt në fund foli për Juventusin ku tha se është skuadër shumë e mirë në mbrojtje dhe në sulm, por detyra e tyre është që të koncentrohen në lojën e tyre. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera