⚽️ 10 kuriozitete, që duhet t’i dini për Donnarumma
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 16 June 2017
Gianlugi Donnarumma (25.02.1999, Castellamere, Itali) është një nga portierët më të mirë në Europë dhe një nga më të kërkuarit prej klubeve të mëdha merkaton e kësaj vere.
Marco Fassone, drejtori i përgjithshëm i Milanit, klubit në pronësi të 18-vjeçarit, tha të enjten se portieri nuk dëshiron të rinovojë me kuqezinjtë dhe për këtë arsye, e ardhmja e tij është në ajër.
Real Madridi është skuadra më shumë e lidhur me portierin italian ditët e fundit, edhe pse agjenti Mino Raiola thotë se ka klube të tjera të mëdha të interesuara për nënshkrimin e Donarumma.
1. Ka debutuar kundër Real Madridit
Donnarumma ka debutuar me ekipin e parë të Milanit në moshën 16-vjeçare, në një lojë parasezonale. Për ironi të jetës, në atë takim kuqezinjtë u përballën me Real Madridin, klubin që ka treguar më shumë interes për nënshkrimin e tij. Përplasja përfundoi në barazim dhe loja shkoi te penalltitë. Portieri i ri priti penalltinë e pestë të Real Madridit, të goditur nga Toni Kroos. Që aty Donnarumma u bë njëlloj heroi.
2. Familje portierësh
Portieri është në gjakun e tij, ose të paktën në familjen “Donnarumma”. Vëllai më i madh i Gianluigi, Antonio, është edhe ai portier në një ekip të Seria A. Ai është 9 vjet më i madh dhe ka luajtur në Genoa.
3. Gjatësia, problematike në fillim
Kur Donnarumma ishte 10 vjeç, kishte gjatësinë gati 1.90, dhe ishte portieri më i mirë i gjeneratës së tij. Në nivelet më të ulëta, ekipet rivale pyesnin për Castellamare, klubin e fëmijërisë së tij, për të parë dosjen, sepse nuk kishin besim për moshën ligjore.
4. Emrin si idhulli i tij
Kur Donarumma lindi në vitin 1999, idhulli i tij, Gianluigi Buffon, ka luajtur me Parmën në Seria A dhe ishte thirrur si portier i tretë për Kupën e Botës 1998. Edhe pse ai kurrë nuk ka thënë se është quajtur kështu nga portieri legjendar, fati ka dashur që të ndajnë të njëjtin emër, si referencë e futbollit. Donnarumma është i destinuar për të trashëguar trashëgiminë e Buffon.
5. Rekord debutimi në Itali
16 vjeç e 8 muajsh, Donnarumma u bë lojtari më i ri që debuton në Seria A, si portier, duke mposhtur idhullin e tij, Buffon, i cili e bëri këtë gjë 17 vjeç. Gjithashtu, ai e superon portierin e Juventusit me debutimin në U-21. Donarumma ka debutuar në këtë kombëtare të Italisë 17 vjeç e 28 ditësh, ndërsa Buffon ka qenë 17 vjeç, 6 muaj dhe 7 ditësh.
6. Nënshkrimi i shtrenjtë
Milani kishte për të paguar 250.000 euro për të lënë akademinë e Napolit dhe të largohej nga radhët e klubit lombardino. Çmimi ishte mjaft i lartë për një djalosh, i cili ishte 14 vjeç, kur operacioni është kryer.
7. Përfaqësuesi i tij është Raiola
Mino Raiola është përfaqësuesi i Donnarumma, ashtu si i lojtarëve të tjerë: Pogba, Ibrahimovic dhe Balotelli. Ai njihet si menaxheri i famshëm për ngritjen e negociatave me çmime të tepruara, ku përfshin komisione bujare për veten.
8. Numri 99
Edhe pse në fillimet e veta kishte numrin 97, sipas ish-trajnerëve të tij, Donnarumma e bëri debutimin me Milanin duke mbajtur veshur fanellën me numrin 99, nga viti i lindjes së tij. Me kombëtaren axurre zakonisht vesh fanellën me numrin 12.
9. Më shumë pritje në Seria A
Sezonin që u mbyll, Donnarumma ishte portieri i kampionatit italian, që ka bërë më shumë pritje (146). Përveç kësaj, ai është portieri më i mirë në përqindje në pritjet e goditjeve të kundërshtarit: ka pritur 76% të goditjeve në portën e tij.
10. Minutazh të plotë
Pavarësisht moshës së tij, portieri i Milanit është i vetmi lojtar në Seria A, bashkë me portierin Roma Szczesny, që ka luajtur çdo minutë të Seria A, sezonin e fundit. Përvoja në elitë nuk i mungon.
Të tjera
-
Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për qytetarët, për 80-vjetorin e çlirimit të vendit
Kuvendi i Shqipërisë, hapi dyert për qytetarët në kuadër të 80-vjetorit të çl...
-
Krasniqi me vizitë në Nepal, në kuadër të programit për auditim social
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka qëndruar për ...
-
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara të Hagës ka vendosur t’ia vazhdojë pa...
-
Ra 32 metra poshtë rrugës, kjo është 22 vjeçarja që humbi jetën në rrugën Han i Elezit-Kaçanik
Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm ...
-
Haradinaj kujton ditën kur triumfoi në Hagë: “Drejtësia vonon, por nuk harron”
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në rrjetin social Facebook ka shkruar se...
-
Kapen tre persona në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen për disa vepra
Tre persona janë arrestuar në Pejë dhe Gjakovë nën dyshimet për disa vepr...
-
Investitorët e kriptomonedhave pritshmëri për rritje të madhe gjatë presidencës Trump
Investitorët në kriptomonedha kanë shpresa të mëdha për presidencën e ardhshm...
-
U.d i Kryeprokurorit ankohet se s’iu aprovua buxheti për shtimin e numrit të prokurorëve dhe stafit
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ankua...
-
Tajvani heq vizat për shtetasit e Kosovës
Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se Tajvani ka h...
-
Kryeziu e LVV-së: Secila fytyrë që del për të folë më e pakëndshme për historinë e Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar pas p...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuari
Policia në Ferizaj kërkon bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, v...
-
“Nipi i pushtetit” që nuk foli 50 vite me dajën Besnik Bislimi, ia mësynë edhe Kosst-it
Nipi i famshëm i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimit të cilin ai k...