Rajoni dhe Bota

​Zvicra vendos Spanjën në listën e vendeve me rrezik për shkak të koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 06 August 2020

Zvicra ka përfshirë Spanjën, me përjashtim të Ishujve Kanarie dhe Baleare, në listën e vendeve nga të cilat karantina është e detyrueshme me rastin e kthimit në vend për shkak të rritjes së rrezikut të infeksionit koronavirus.

Spanja, një nga vendet më të prekura nga pandemia, me gati 28.500 vdekje, është shtuar në listën e vendeve dhe territoreve nga të cilat karantina është e detyrueshme pas mbërritjes, njoftoi sot Zyra Federale e Shëndetit Publik. Kjo listë përfshin Bahama, Guinenë Ekuatoriale, Rumaninë, Sao Tome e Principet, Singaporin dhe ishullin e Karaibeve të Shën Martinit. Njerëzit që kanë qenë në njërën prej këtyre zonave janë në rrezik të rritur të kontraktimit të koronavirusit SARS-CoV-2.

Ata duhet “menjëherë pasi të kthehen në Zvicër të shkojnë në banesën e tyre ose vendbanimin tjetër të përshtatshëm”.Sipas agjencisë zvicerane ATS, masat për ata që kthehen nga Spanja hyjnë në fuqi të shtunën.Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Rusia janë hequr nga lista që nga 8 gushti, tha zyra e shëndetit publik në faqen e saj të internetit.

-Advertisement-

Pas një mase të ngjashme nga Mbretëria e Bashkuar, Gjermania të premten deklaroi tre rajone të Spanjës zona të rrezikshme, e cila përfshin karantinë për pasagjerët që kthehen prej tyre nëse nuk kanë dëshmi të një rezultati negativ të COVID-19.Qeveria spanjolle tha javën e kaluar se nuk kishte valë të dytë dhe se vendi ishte i sigurt për turistët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera