Lajme

​Zjarri shpërthen në një mobilieri në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 03 April 2020

Një zjarr ka shpërthyer në një mobileri në Ferizaj duke shkaktuar dëme materiale. Sipas pronarit zjarri dyshohet se është shkaktuar nga energjia elektrike.

Në vendngjarje ka dalur Policia dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin e tij për prodhimin e mobilieve kishte shpërthyer një zjarr i cili dyshohet se ishte shkaktuar nga energjia elektrike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë punëtorët e KEDS-it dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Sipas viktimës në lokalin e tij nga zjarri ishin shkaktuar dëme në vlerë rreth 1500 euro. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera