Zjarrfikësit pezullojnë protestën
Autori: Gazeta inFokus
10:04 | 27 Korrik 2018
Këshilli protestues në kordinim me kryesinë e Sindikatës së Zjarrfikësve, ka njoftuar se ka pezulluar protestën për një afat të caktuar dhe sipas dinamikës së punës dhe angazhimeve të komisionit ndërqeveritar për plotësimin e kërkesave të tyre.
Pas mbledhjes së kryesisë së sindikatës së Zjarrfikësve, u tha se nga kjo pritje për plotësimin e kërkesave nuk u realizua asgjë, përveç se në mbledhjen e Qeverisë është themeluar një komision ndërqeveritarë, ku thuhet se komisioni formohet për rregullimin e Statusit të Zjarrfiksëve në Republikën e Kosovës dhe as që u diskutua për gjendjen e rënd dhe alarmante, për kushtet e vështira të punës, për shkeljet e të drejtave të zjarrfikësve, mos implementimi i kontratës së punës, diskriminimet, denigrimet, mos zbatushmëria e ligjeve në fuqi, mos përkujdesja institucionale dhe mosdefinimin e kompetencave menaxhuese, mos planifikimi buxhetor, karshi këtij shërbimi emergjent.
“Kemi pritë qe Qeveria do të ndan mjete dhe urgjentisht të reagoj në plotësimin e kërkesave për të cilat presim me dekada. Ne e përkrahim formimin e komisionit, por konstatojmë se nuk është problemi tek stausi i pa zgjedhur siç aludohët, se me rregullimin e statusit do të zgjidhen problemet e zjarrfikësve, stausi i pa definuar mund të themi nuk është problemi që ne diskrimnohemi në forma të ndryshme dhe që nuk u plotësuan kërkesat tona që nga pas lufta. Kjo gjendje e krijuar është si pasojë e mos implementimit të ligjeve, mos implementimit të vendimit të Qeverisë, dt.02.05.2013, për transferimin e njësive të Zjarrfikjes nga niveli lokal në nivelin qendror, duke përfshirë ndryshime buxhetore, mos implementimi i udhëzimit administartiv Nr. 21/2012 për transferin e njësive të zjarrfiksëve nga komunat në AME/MPB, kjo për shkak se ligji për financa lokale nuk e lejon bartjen e mjeteve buxhetore nga niveli lokal në nivelin qendro r dhe në të gjitha takimet që kemi pas me institucionet çdoherë kemi marrë ketë përgjigje dhe që nga viti 2013 është diskutuar se ligji duhet të shkoj në plotësim ndryshim që të rregullohet çështja e buxhetit dhe të definohen edhe kompetencat dhe dualizmi që është krijuar në mes të nivelit lokal dhe qendror, pasi që mos bartja e buxhetit ka rezultuar që pagat t’i marrim nga komunat edhe pse me ligj jemi staf i MPB/AME edhe aktëmerimet i kemi nga AME si punëdhënës”, thuhet në komunikatën e sindikatës.
Sindikata edhe një herë ka apeluar te Qeveria, Ministria e Financave, MPB dhe MAP që urgjentisht të shqyrtojnë këtë gjendje të krijuar dhe të ndryshojnë qasje.

T� tjera
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...






























