Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, 44 komuna me kryetarë të ri
Autori: Gazeta inFokus
10:42 | 01 November 2021
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mbrëmë vonë ka shpallur rezultatet e para jozyrtare nga raundi i dytë zgjedhor, sipas të cilave në Shkup dhe në 43 komuna të tjera u zgjodhën kryetarët e komunave. Ndërkohë rezultatet zyrtare siç paralajmëroi kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, do t’i publikojw gjatë ditës së sotme.
Sipas rezultateve të publikuara VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë fituar në 20 komuna dhe atë në Manastir, Bërvenicë, Vasilevë, Vevçanë, Gjevgjeli, Demir Hisar, Zelenikovë, Konçe, Koçanë, Kratovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Novo Selo, Pehçevë, Ohër, Rankovcë, Resnjë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Radovish.
Koalicioni “Më e mira për komunën time” udhëhequr nga LSDM-ja ka fituar në 7 komuna, dhe atë: Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Staro Nagoriçane, Çashkë, Çuçer Sandevë dhe Qendër. Shtatë komuna i ka fituar dhe BDI-ja dhe atë Haraçinë, Bogovinë, Dollnen, Kërçovë, Strugë, Tearcë dhe Çair.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë fituar në Gostivar dhe Vrapçishtë, ndërsa BESA në Tetovë dhe Zhelinë.
GROM ka fituar në Karposh, PDSH-ja në Studeniçan, ndërsa, koalicioni i PLD-së dhe DOM kanë fituar ë Shuto Orizarë. Gjatë këtyre zgjedhjeve kanë fituar edhe 3 kandidatë të pavarur dhe atë në Debërcë, Kumanovë dhe Qytetin e Shkupit.

T� tjera
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...


































