Sport

​Zbulohet meçi i radhës për Conor McGregorin

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 10 January 2019

Conor McGregor do ta shfrytëzojë një meç për ta zgjidhur një problem të vjetër që e ka me ish-partnerin e tij, Paulie Malignaggi, duke i shtyrë kështu për më vonë meçet kundër Khabib Nurmagomedovit dhe Tenshin Nasukawas.

Kur McGregori vendosi të largohej nga kafazi tetëkëndësh për një kohë, për t’u ndeshur në boks me Mayweatherin, ai tha se e kishte fituar sfidën kundër botës dhe se do të bënte njëjtë edhe me boksierin amerikan.

Irlandezi e humbi atë sfidë, pasi që Mayweather mbeti i pamposhtur edhe pas këtij meçi. McGregori e ndërmori një sfidë tjetër, kësaj here kundër rusit Khabib Nurmagomedov, mirëpo u tregua i pasuksesshëm edhe këtë herë.

-Advertisement-

Tani, 30-vjeçari raportohet se do të kthehet edhe një herë në sportin e boksit për t’u përballur me armikun e tij më të madh, Paulie Malignaggi. Këta të dy ishin zënë mes vete para se të zhvillohej meçi mes McGregorit dhe Mayweatherit.

Që nga atëherë, lufta me fjalë mes këtyre të dyve nuk ka ndaluar, përkundër që Malignaggi ishte pensionuar para dy vjetëve. Ajo që kishte filluar përmes rrjeteve sociale tani raportohet se do të përfundohet në një meç boksi mes këtyre të dyve.

Nëse raportimet e mediave botërore janë të sakta, atëherë meçi që vet irlandezi e kishte kërkuar, kundër Tenshin Nasukawas, do të duhet të presë edhe më shumë, përkundër që ftesën e McGregorit e kishte pranuar edhe japonezi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera