Sport

​Xhiro e 22-të e Superligës kompletohet sot me këto dy ndeshje

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 01 March 2021

Xhiro e 22-të e Superligës kompletohet sot me këto dy ndeshje
Superliga e Kosovës e vazhdon rrjedhën e saj edhe sot me dy ndeshje të tjera me të cilat edhe do të kompletohet xhiro e 22-të e saj.

Me fillim nga ora 13:00 do të ballafaqohen Arbëria me Feronikelin si dhe Drenica me Gjilanin, raporton KosovaPress.

Drita është lideri i tabelës deri ne këtë pikë të sezonit me 47 pika, e ndjekur nga Ballkani me 45 si dhe nga Prishtina me 44 pikë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera