Lajme

​Xhafer Tahiri tregon nëse Vushtrria do të vihet në karantinë

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 01 June 2020

Nga gjithsej 27 raste të reja me koronavirus sot në Kosovë, prej tyre 14 janë konfirmuar vetëm në Komunën e Vushtrrisë.

Rastet sipas vendbanimit janë 5 në Ceceli, 4 Vushtrri, 4 Mihaliq dhe një rast në Bajskë.

Kryetari Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se të gjitha janë raste kontakti, të ndërlidhura familjarisht dhe janë shkaktuar si rezultat i lëvizjeve gjatë festës së Fitër-Bajramit, pasi nuk e kanë ditur se janë të prekur me Covid-19.

-Advertisement-

Në një postim në Facebook, i pari i Vushtrrisë thotë se të gjitha familjet e prekura janë në kujdes të Shtabit Emergjent Komunal dhe janë në vetizolim.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve të reja, Tahiri përjashton mundësinë e vendosjes së kësaj komune në karantinë.

“Mbyllja e qytetit sërish nuk është opsion. Situata për kundër numrit të rritur është e menaxhueshme. Secili qytetar është përgjegjës për veten dhe familjen e tij. Ju lutemi, kujdes. Ruajeni veten e familjen tuaj dhe qytetin tonë nga koronavirusi”, porosit kryetari Xhafer Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera