VV tregon pse nuk e votuan rezolutën për dialogun, kërkon sërish votën e PDK-së për mocionin
Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 18 September 2020
Shefet e disa grupeve parlamentare janë duke zhvilluar një takim për ta harmonizuar rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi, i cili nuk arrit të kaloj sot në seancën e Kuvendit meqë nuk kishte kuorum, kështu ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Hajrullah Çeku, por që nuk ka treguar se shefet e cilave grupe janë takuar.
Çeku në një konferencë për media ka folur edhe rreth mocionit të mosbesimit, për çka siç ka theksuar se pas kritikave që ka bërë mbrëmë, PDK duhet të votojë për rrëzimin e Qeverisë Hoti.
Çeku ka treguar edhe pse nuk u votua rezoluta për dialogun.
“Mungesa e kuorumit ishte mbrëmë për shkak se seanca ishte e gjatë dhe nuk kishte deputetët…sot arsyeja është harmonizimi i tekstit të rezolutës e pse kemi edhe grupe të tjera parlamentare që kanë shprehur interesim ta votojmë dhe kanë votuar komentet e tyre tashmë shefat e Grupeve Parlamentar por merren me harmonizimin e tekstit dhe gjatë ditës do të vendoset së votim dhe besoj që kjo rezolutë do të kalojë sepse aty nuk kërkojmë më shumë se sat të sigurohemi që sovraniteti nuk do të cenohet dhe që në diskutime Serbinë nuk dot ë shkohet si e ka bërë ky delegacioni jo legjitim dhe i papërgatitur i zotit Hoti. Është një diskutim që po bëhet nga shefi i grupit parlamentar. ..janë disa grupe parlamentare që po marrin pjesë në harmonizimin e tekstit të rezolutës”, tha Çeku.
Si zgjidhje të pashmangshëm, Çeku po i sheh zgjedhjet.
“Nuk ka zgjidhje tjetër për veç zgjedhjeve. Zgjedhjet janë rrugë e pashmangshme. Mocionin e kemi nisur, mocioni nuk është një moment, një ditë, një veprim aty për aty, mocioni është një proces dinamik. Ne kemi bërë pjesën që na takon. Tani është në ndërgjegjen e gjithë të tjerëve. ..nëse keni dëgjuar retorikën e PDK-së ka qenë mbase edhe më e ashpër se retorika jonë, veprimi i ardhshëm dhe i logjikshëm pas asaj retorike është veprimi për ta rrëzuar këtë qeveri sepse ata bënë konstatime mjaft të rënda në raport me atë se çfarë ka bërë zoti Hoti në Uashington. Nëse nuk vjen duhet të pyeten ata pse nuk i japin nënshkrimet për mocionin dhe jo të kërkohet më tepër llogari nga Vetëvendosje”, potencoi Çeku.
Ndërsa sa i përket projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike i cili nuk u votua në seancën e djeshme, ai tha se pakoja e rimëkëmbjes duhet të ndryshoj. Por ai tha edhe se mungesa e votave tregon edhe mungesën e legjitimitetit të qeverisë.
“Arsyet sepse mendojmë që pakoja e rimëkëmbjes duhet të ndryshoj dhe kjo që është propozuar nuk është e duhura i kemi shpalosur tashmë rregullisht sidomos ekonomistët e Lëvizjes e kanë arsyetuar e argumentuar disa herë. Kjo çështje të mos trajtohet vetëm në rrafshin e vendimmarrjes së kuvendit sepse kjo qeveri duhet të dëshmojnë që kanë numrat për të qeverisur. Ne jo kot po themi se kjo qeveri nuk kanë as numrat e as legjitimitetin e duhur. Momentin që një ligj kaq i rëndësishëm vjen në kuvend dhe qeveria nuk arrin të siguroj më shumë se 41 vota, unë mendoj që reflektorët duhet të kthehen nga mungesa e legjitimiteti të qeverisë. Realisht për një ligj kaq të rëndësishëm për çfarë ata po pretendojnë që është nëse kanë vetëm 41 vota në kuvend kjo është dëshmia më e mirë që kjo qeveri nuk duhet të ekzistojë dhe duhet të shkoj”, tha ai.
Po ashtu Çeku në këtë konferencë ka folur edhe rreth shqetësimit të Vetëvendosjes lidhur me siç thekson ai, diskutimin në Uashington për Kishat Ortodokse, për çka sipas tij Kishat Ortodokse në Kosovë gëzojë të drejta të avancuara
“Kosova ka qenë maksimalisht e përgjegjshme në raport me Kishat Ortodokse, çfarëdo dëmi i shkaktuar është sanuar me paratë e qytetarëve të Kosovës dhe Policia e Kosovës ofron mbrojtje dhe siguri të përhershme”, u shpreh Çeku.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...