Vetëvendosje akuzon PDK-në për presion ndaj në Prizren
Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 14 Nëntor 2021
Lëvizja Vetëvendosje, dega në Prizren, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës se përmes militantëve partiakë po iu bënë presion dhe trysni qytetarëve.
Shefi i shtabit zgjedhor, Visar Shehu në një konferencë për medie tha se kanë raportuar në polici grumbullimet e militantëve të PDK-së në dy qendra të votimit.
“Në disa nga qendrat e votimit, përkatësisht në shkollën “Motrat Qiriazi” në lagjen Kurillë dhe ish-shkollën e mjekësisë në lagjen 2 Korriku ka pasur grumbullime të personave të caktuar… Disa nga këta persona në dy lagjet që i përmenda janë intervistuar në stacionin policor. Të njëjtën kohe i bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që hasin në këso parregullsi apo trysni në procesin e votimit të paraqesin në polici këto raste”, tha ai.
Shehu iu bëri thirrje qytetarëve që mos të bien në ndikim e këtyre personave.
“Qytetarët të mos bien pre e ndikimit të personave të tillë pasi për ne këta persona janë të njohur për publikun dhe janë militantë dhe financues të partisë kundërshtarë”, shtoi ai.
Në balotazhin për kryetar të Prizrenit garojnë Shaqir Totaj i PDK-së dhe Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje.

T� tjera
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...



































