Lajme

​Veseli: Kosova me SHBA-në ruan çdo gjë, pa partnerët rrezikon çdo gjë

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 02 February 2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se pas votimit të Projektligjit për paga, tashmë pagat e punëtorëve të sektorit publik do të jenë të dinjitetshme dhe do të krahasohen me ato të Bashkimit Evropian, përcjell inFokus.

Sipas tij, ky vendim nuk do të dëmtojë stabilitetin makroekonomik dhe makrofinanciar të buxhetit të Kosovës. Kryeparlamentari theksoi se ka rritje të pagave nga masa 20 për qind deri tek 80 për qind dhe nuk ka ulje të asnjë page. Kurse, për buxhetin tha se do të kalojë gjatë seancës së sotme.

Ndërsa për dallimet mes tij dhe kryeministrit, sa i për ketë taksës, tha se dallimet janë të kalueshme dhe se tashmë janë një koalicion i qëndrueshëm, me mundësi që të marrin vendime.

-Advertisement-

Siç tha ai, taksa duhet të qëndrojë, mirëpo duhet të ketë një pezullim të përkohshëm me kushte të cilat kanë të bëjnë me Serbinë dhe sjelljen e saj karshi Kosovës. “Kosova me SHBA-në ruan çdo gjë, pa partnerët rrezikon çdo gjë”, shtoi Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera