Lajme

​Vdes një 44 vjeçar nga e etheve hemorragjike në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 06 July 2020

Në natën në mes të së shtunës dhe të dielës,

Një person nga Komuna e Malishevës, ka ndërruar jetë të dielën si pasojë e infektimit me virusin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

Komuna e Malishevës thotë se për gjashtë vite me radhë në Komunën e Malishevës, nuk ka pasur raste të vdekjeve me EHKK, ndërsa për pesë vite radhazi nuk ka pasur as raste të infeksionit.

-Advertisement-

“Vdekja I.B. (1976), është konfirmuar nga SHSKUK, përkatësisht drejtori Basri Sejdiu, në komunikim zyrtar me Komunën e Malishevës. Bazuar në të dhënat e deritanishme, tashmë i ndjeri, edhe pse i prekur me EHKK, nuk është trajtuar në Klinikën Infektive, por në një klinikë tjetër dhe në momentet e fundit të jetës, ka pasur nevojë edhe për terapi me oksigjen. Lidhur me rastin sot është mbajtur një takim urgjent i shtabit komunal për EHKK, si dhe çështja është trajtuar edhe në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera