Lajme

​Varianti i ri i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar ‘mund të jetë më vdekjeprurës’

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 23 January 2021

Provat e hershme sugjerojnë se varianti i koronavirusit që u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë më vdekjeprurës, tha kryeministri Boris Johnson.

Sidoqoftë, mbetet një pasiguri e madhe rreth numrave dhe vaksinat pritet të funksionojnë ende.

Të dhënat vijnë nga matematicientet që krahasojnë shkallën e vdekjeve në njerëzit e infektuar me versionet e reja ose ato të vjetra të virusit.

-Advertisement-

Varianti i ri i koronavirusit më infektues tashmë është përhapur gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Johnson në një konferencë në Downing Street tha: “Përveç përhapjes më shpejt, tani duket se ka disa prova se varianti i ri – varianti që u identifikua për herë të parë në Londër dhe në jug-lindje – mund të shoqërohet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera