Lajme

​Tusk për Brexit: Një kompromis i mirë për të gjithë është ende i mundur

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 21 Shtator 2018

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk u shpreh se ishte i bindur se një kompromis i mirë për të gjitha palët për largimin e Britanisë së Madhe është ende i mundur, në një deklaratë të publikuar sot në mbrëmje.

Tusk, i cili përfaqëson shtetet anëtare të Unionit, iu përgjigj në këtë mënyrë kryeministres britanike, Theresa May e cila akuzoi më parë BE-në si shkakun e ”bllokimit” në negociatat e Brexit.

”Pozicioni i Britanisë së Madhe i prezantuar pak më parë dhe gjatë takimit të Salzburgut ishte mjaft i ashpër dhe në të vërtetë pa kompromis”, sqaroi ai. ”Për çështjen irlandeze apo rregullat e bashkëpunimit ekonomik, propozimet e Britanisë së Madhe duhet të rishikohen dhe të rinegociohen”, rikonfirmoi Tusk.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy