Sport

​Tronditet Kombëtarja shqiptare, i lëndohet sulmuesi kryesor

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 31 May 2017

Bekim Balaj është lënduar dhe nuk do të luaj në dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare

Futbollisti i Terek Groznit, Bekim Balaj ka pësuar një dëmtim që do ta mbajë jashtë miqësores me Luksemburgun dhe eliminatores së rëndësishme ndaj Izraelit që vendos shumë mbi fatin tonë në kualifikueset për Botërorin 2018.

Trajneri Gianni De Biasi nuk e ka shpallur ende listën e lojtarëve, edhe pse disa prej tyre kanë filluar stërvitjen në Tiranë.

-Advertisement-

Pritet që në Kombëtare të kthehet mesfushori i PAOK, Ergys Kaçe, por jo Taulant Xhaka, dy lojtarë që kanë pasur përplasje me trajnerin italian.

Më 4 qershor, kuqezinjtë do të testojnë veten me Luksemburgun, para sfidës delikate kualifikuese të “Botërorit 2018”, të cilën do ta luajnë më 11 qershor, në stadiumin e Haifas, në Izrael.

Pas 5 ndeshjesh në Grupin G, kombëtarja jonë mban vendin e katërt, me 6 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera