Lajme

​Tillerson: Rusia do të ketë pasoja nëse ndërhyn në zgjedhjet e 2018

Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 07 February 2018

Rusia do të përballet me pasoja nëse ndërhyn në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, theksoi sot sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson gjatë turneut diplomatik në Amerikën Latine.

Në një intervistë për stacionin televiziv “Fox News”, Rex Tillerson deklaroi se kishte mënyra të shumta për rusët për të ndërhyrë në zgjedhje, shumë mjete që mund t’i përdorin.

“Dhe ne kemi vërejtur disa sjellje. Një numër zgjedhjesh të rëndësishme do të zhvillohen gjatë këtij viti, që do të përfundojnë me zgjedhjet në SHBA në vitin 2018”, shtoi Rex Tillerson.

-Advertisement-

Zgjedhjet amerikane të mesit të mandatit zhvillohen në nëntor 2018.

Kreu i diplomacisë amerikan pranoi gjithashtu se nëse Moska vendos të ndërhyjë në zgjedhje, është shumë e vështirë për t’i penguar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera