Lajme

​Thyhet një autobus i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 03 November 2017

Një autobus i trafikut urban është thyer sot në Prishtinë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Në Facebook ai ka thënë se përveç autobusit që është thyer sot vazhdimisht ka pasur dëmtime të semaforëve dhe dëmtime tjera.

Postimi i Ahmetit:

-Advertisement-

Sot, na e thyen edhe një autobus.Vetëm ne muajin e fundit janë thy semaforat me çekan (për me bo tollovi), jane dëmtuar shtepia për të moshuarit dhe parku Bllok Pas Blloku (per tu mos u promovuar), janë këputur kabllot e ndriçimit (për me bo propagandë), i kanë lënë kontejnerët pa pastru e janë lëshu kamionat e mbeturinave në ora 16:00 (me bo tollovi) dhe kanë shpif te grupe të ndryshme.
Kot e kanë. Prishtina do të ec përpara. Sabotimet kanë përfundu me 22 tetor me rezultatet për asamble. Në Prishtinë nuk ka vend për krim. Ka vend për parqe, salla të sportit, çerdhe, e spital, salle koncertale e zhvillim. Ka vend për bashkëpunim. Katër vitet e ardhshme do ta ndërtojmë edhe më tutje këtë frymë të përparimit. Vec me zemër për Prishtinën!❤️

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera