Lajme

​Thaçi në përvjetorin e pavarësisë së ShBA-ve: Ne ndajmë vizion të përbashkët për një botë të lirë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 04 July 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 244 vjetorin e pavarësisë së ShBA-ve, ka thënë se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë.

Thaçi ka shkruar në Facebook se ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë.

“Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike. Populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit tonë. Zoti e bekoftë miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera