Lajme

​Thaçi kërkon formimin e shpejtë të qeverisë, fton për tranzicion të rregullt demokratik

Autori: Gazeta inFokus 12:19 | 29 May 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar formimin e shpejtë të qeverisë së Kosovës pas vendimit në favor të tij të Gjykatës Kushtetuese.

Derisa bëri thirrje për respektim të këtij vendimi, i pari i shtetit theksoi se liderët politikë duhet të angazhohen për një tranzicion të rregullt demokratik.

Thaçi në një konferencë për medie tha se duhet të respektohet rendi kushtetues në Kosovë.

-Advertisement-

Thaçi: Mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese

“Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që e kam ndërmarrë që të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e vendit. Kjo u konfirmuar edhe mbrëmë në vendim unanim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Më e rëndësishmja është që Kushtetuesja e konfirmoi se Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë politik në vend. U konfirmuar që vullneti i qytetarëve janë të gjitha partitë, jo vetëm vullneti i një partie”, tha ai.

Thaçi tha se rrethanat e reja kërkojnë një qeveri funksionale dhe efikase.

Thaçi: Dua që sa më parë të themelohet qeveria e re

“Tani dua që sa më parë të themelohet qeveria e re. Rrethanat kërkojnë qeveri funksional, efektive dhe efikase. Prandaj iu bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive politike që të zbatojnë të gjitha vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Të zbatojnë dhe respektojnë. I ftoj liderët institucional dhe partiak që të kem një tranzicion të rregullt demokratik”, u shpreh ai.

Krahas kësaj, në këtë konferencë për media, presidenti i vendit ftoi edhe një herë BE-në që të liberalizojë vizat për Kosovën.

Thaçi: Ftoj edhe sot BE-në dhe shtete anëtarë të marrin vendimin e merituar për liberalizimin e vizave për Kosovën

“Ftoj edhe sot BE-në dhe shtete anëtarë të marrin vendimin e merituar për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha ai.

Dje Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimit bëri të ditur se dekreti i presidentit të Thaçit për mandatarin është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera