Shëndetësi

​Testi që zbulon kancerin katër vjet para shfaqjes së simptomave

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 19 October 2020

Një grup shkencëtarësh nga Amerika dhe Kina bënë një test që mundëson analizën e gjakut të një pacienti për të zbuluar kancerin katër vjet para se të shfaqen simptomat, sipas një artikulli në revistën shkencore Nature Communications.

Shkencëtarët në Kinë mblodhën mostrat e gjakut nga pacientët që luftonin me kancer në periudhën nga 2007 deri më 2017. Më shumë se 120,000 njerëz morën pjesë në hulumtim, nga i cili u morën më shumë se 1.5 milion mostra gjaku. Duke vepruar kështu, shkencëtarët morën analiza nga njerëzit që u diagnostikuan me kancer vetëm disa vjet pasi dhuruan gjak.

Testi mund të zbulojë kancerin e stomakut, ezofagut, mëlçisë dhe mushkërive. Theksohet se testi “PanSear” mundëson zbulimin e kancerit në fazat e hershme te pacientët asimptomatikë, me një probabilitet saktësie prej 91 për qind. Shkencëtarët do të vazhdojnë ta përsosin metodën, thuhet në artikull.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera