Lifestyle

​Tanzaniani Abdulrazak Gurnah fiton çmimin Nobel në Letërsi

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 07 October 2021

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2021 iu dha shkrimtarit tanzanian, Abdulrazak Gurnah “për depërtimin e tij të pa kompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatëve”, njoftoi Akademia Suedeze.

Gurnah, i lindur në Zanzibar në 1948, jeton në Britaninë e Madhe, ku jep mësim në Universitetin e Kentit.

Puna e tij përfshin 10 romane, përfshirë “Parajsa”, e cila u përzgjodh si për çmimin ”Booker” ashtu edhe për çmimin ”Whitbread” në 1994.

-Advertisement-

Akademia e citoi “përkushtimin e tij ndaj së vërtetës”.

”Romanet e tij tërhiqen nga përshkrimet stereotipike dhe hapin shikimin tonë në një Afrikë Lindore të larmishme kulturore, të panjohur për shumë vende të tjera”, tha juria.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera