Lajme

​Sveçla: Mijëra policë mezi presin që t’u çelet udha për ta hetuar e zbuluar vrullin korruptiv

Autori: Gazeta inFokus 23:10 | 27 October 2020

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj shuarjes së Task- Forcës antikorrupsion nga ana e kryeministrit Hoti.

Përmes një statusi në Facebook, anëtari i VV-së, ka thënë se edhe po që shpërbëhen të gjitha njësitë e specializuara, “hajnat” do të hetohen dhe zbulohen.

Ai ka thënë se hajnat e kanë vendin në burg.

-Advertisement-

Reagimi i tij i plotë:

KOTËT kot e kanë.

Mund t’i shpërbëni gjithë njësitë e specializuara, po edhe veç njësia e trafikut policor nëse mbetet, me ta do t’iu hetojmë e zbulojmë.

Mijëra policë mezi që presin që t’u çelet udha për ta hetuar e zbuluar vrullin tuaj korruptiv.

HAJNAT N’BURG!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera