Lajme

​SPSPK shpreh shqetësim për mospagesën e punëtorëve nga Qeveria, mirëpret nismën për tërheqjen e trustit

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 02 July 2020

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës shpreh shqetësimin e saj lidhur me mos pagesën e pakos emergjente COVID-19 për punëtorët, ndërsa mirëpret iniciativën qeverisë së Kosovës për tërheqjen e 10% të trustit pensional.

Përmes një komunikate për media kjo sindikatë vlerëson se punëtorët e sektorit privat po vazhdojnë të diskriminohen dhe për këtë përgjegjës e bën politikën.

Ky është reagimi i plotë:

-Advertisement-

Punëtorët e këtij sektori diskriminohen në kushte normale por edhe ne kushte emergjente. Kush është përgjegjës dhe kush dha përgjegjësi për skandalin e keqpërdorimit dhe mos pagesës së pakos emergjente, punëtorët e sektorit privat u diskriminuan vetëm ata. Deputet parlamentit të Kosovës janë komod sepse ata nuk qajnë kokën pse këta punëtor çdo ditë presin në bankat e tyre mos po dalin mjetet e premtuara nga Qeveria, këta bëjnë hajgare me shpresat e punëtorëve, e nuk ulen dhe te miratojnë rishikimin e buxhetit që qeveria të kryej obligimet e veta.

Sindikata e mirëpret iniciativën e qeveris së Kosovës për tërheqjen e 10% të trustit pensional nga punëtorët por çka të tërheqim ne ku pronarët e kompanive në 50% të rasteve nuk ju kanë pagua fare punëtorëve trust, edhe ata që kanë pagua e kanë bërë në një masë simbolike, nuk thonë rastësisht i varfëri gjithë duhet te jetë i varfër, duke ju “falënderua” institucioneve tona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera