Specializantët thonë se kërkesat e tyre kanë hasur në neglizhencë totale institucionale
Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 09 December 2021
Edhe sot specializantët e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës(ShSKUK) kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë. Ata kanë protestuar pasi kërkesa e tyre që tu paguhen orët e kujdestarive është refuzuar nga Komisioni për Buxhet dhe Financa.
Derisa ata protestuan para objektit të MSh-së nuk u arritën të takoheshin me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, por morën zotimin nga njëri nga këshilltarët e tij që i priti në korridorin e ministrisë duke u premtuar se një takim me ministrin, Latifi, specializantët do të mund ta zhvillojnë javën e ardhshme.
Arianit Zajmi, kryetar i Këshillit të Specializantëve u shpreh se kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër dhe në një neglizhencë institucionale.
“Arsyeja për protestë është për shkak se kërkesat tona kanë hasur në vesh të shurdhër dhe janë shpërfillur në nivel institucional, kjo është brenda 8 ditëve kjo është protesta e dytë që ne e organizojmë dhe do vazhdojmë me protesta derisa kërkesat tona të realizohen. Nuk duam t’i japim kahje politike protestës sonë jemi mjek të rinj dhe specializim jemi njerëz me halle dhe ne si mjek të rinj punojmë vetëm në sektorin publik dhe jo atë privat dhe për këtë arsye mbështetja jonë dhe mbijetesa jonë varet nga paga që marrim në sektorin publik. E vërteta është se ne nuk kemi kurrfarë mbështetje nga institucionet ka neglizhencë totale institucionale gjatë këtyre 2 javëve të cilat ne kemi bërë kemi pasur takim me komisionin për shëndetësi dhe aty na është thënë se kërkesat tona janë të realizueshme por krejt varet se sa ekziston sa ekziston vullneti politik në mes të kryeministrit, ministrit të Financave dhe atij të Shëndetësisë“, theksoi ai.
Një takim që kanë zhvilluar me ministrin e Financave, Hekuran Murati nga specializantët është konsideruar si takimi më dëshpërues dhe zhgënjyes
“Na është thënë që nuk ka kurrfarë plani nga ministria e Financave që kërkesat tona të plotësohen dhe na është thënë se nëse është në interesin tonë të largohemi nga ky vend të largohemi, por edhe përkundër faktit që takimi ka qenë zhgënjyes jemi prapë të motivuar dhe për këtë arsye kemi dal me protestua”, theksoi ai.
Amire Damolli, specializante e Kirurgjisë Plastike shprehu shqetësimin se shumë kolegë të saj që kanë mbajtur kujdestari në klinikat COVID nuk janë paguar asnjë cent.
Madje, sipas saj ata ka edhe kolegë të tjerë të cilët përkundër që kanë mbajtur 120 kujdestari nuk janë paguar.
“Ne i mbajmë diku 120 orë kujdestari jashtë orëve të rregullta që i kemi nga e hëna deri të premten që janë 40 orë pune në javë këto 120 orë të kujdestarive neve mua personalisht sepse jam e rregullt më paguhen 79 cent për 120 orë kujdestari kurse kolegëve të mi që të cilët nuk kanë M-cod iu paguhen zero cent, kolegët e mijë të cilët kanë m-cod kanë mbajtur kujdestari edhe në klinikat COVID dhe nuk janë paguar, nuk kanë marr as shtesa dhe as pagë“, theksoi ajo.
Besnik Ibishi, specializant i Radiologjisë të realizueshme dhe esenciale i ka konsideruar kërkesat e tyre. Sipas Ibishit procesin e vaksinimit e kanë ndihmuar specializantët ndërsa ata ende nuk janë paguar për orët shtesë që kanë kontribuar në këtë proces.
“Numrin kaq të madh të popullit që kemi të vaksinuar është fal specializantët pasi të gjithë specializantët janë angazhuar 1 deri 2 muaj gjatë procesit të vaksinimit MSH realisht na ka angazhuar gjatë procesit të vaksinimit edhe vikendeve kemi punuar 7 ditë në javë dhe përkundër një vendimit të marr nga MSH për kompensim të orëve shtesë ka kaluar gati 3 muaj që kjo nuk është realizuar”, theksoi Ibishi.
Por, pas kësaj protestë specializantët arritën të takoheshin në korridorin e ministrisë së Shëndetësisë vetëm me këshilltarin e ministrit, Rifat Latifi pasi ky i fundit u tha se ka takime me disa ambasadorë.
Dion Musliu specializant në Klinikën e Ortopedisë pas këtij takimi tha se presin që në javën e ardhshme të zhvillojnë takim me ministrin, Latifi.
Nëse nuk ndodh takimi, Musliu ka paralajmëruar protesta tjera derisa në realizimin e kërkesave të tyre.
“Na u tha që do të na pres në një takim në javën tjetër dhe kanë me na lajmëruar që do na takojnë sa më herët deri për momentin nuk kemi ndonjë zgjidhje tjetër përveçse të paralajmërojmë edhe protestat tjera në javën e ardhshme nëse nuk takohemi dhe nëse nuk ofrojnë zgjidhje. Sipas Këshilltarit ministri është duke u angazhuar që të gjej zgjidhje për problemin tonë por ne nuk mund të ndalemi derisa ky problem mos të zgjidhet në letër”, u shpreh Musliu.
Edhe javën që shkoi specializantët e gjithë sektorit publik shëndetësor kanë protestuar me kërkesat që mjekët e rinj që janë me vetëfinancim të kthehen në të rregullt dhe të gjithëve tu paguhet kujdestaria sidomos gjatë vikendeve.
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...