Lajme

​Sot dhe nesër borë

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 04 December 2017

Gjatë pesë ditëve të parashikimit vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe me kushte për reshje të dobëta bore, kryesisht sot dhe nesër, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Më tej parashihet të ketë intervale me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera