Lajme

​Shtiu me armë në Pejë, Policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 12 May 2020

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastin të djeshëm ku një person në rrugën “Bill Clinton” në Pejë kishte gjuajtur me armë.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte gjuajtur me armë zjarri.

I dyshuari nga njësiti policor në vendin e ngjarjes është takuar i shtrirë në tokë dhe i njëjti me autoambulancë është dërguar në spitalin rajonal Pejë.

-Advertisement-

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar edhe një pushkë gjuetie.

Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy