Shoqata e Gastronomëve më një sërë kërkesash për institucionet shtetërore
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 08 July 2020
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, është mbledhur dje për të diskutuar vendimet e fundit të Qeverisë dhe dhënë rekomandime për lehtësimin e gjendjes dhe përkrahjes së këtij sektori.
Kjo shoqatë u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore për bashkëpunim në dhënien e kontributit në dizajnimin e masave dhe praktikave më të mira dhe më të përshtatshme, të cilat do të ishin më pak të dëmshme si për bizneset tona ashtu edhe për ekonominë e vendit.
Po ashtu kanë kërkuar disa masa për ndihmë sektorit të gastronomisë.
Kjo është komunikata e plotë e gastronomëve:
Duke marrë parasysh gjendjen e rënduar aktuale dhe rritjen e numrit të infektuarve me virusin COVID-19, ne si Shoqatë, ju bëjmë thirrje për bashkëpunim në dhënien e kontributit tonë në dizajnimin e masave dhe praktikave më të mira dhe më të përshtatshme, të cilat do të ishin më pak të dëmshme si për bizneset tona ashtu edhe për ekonominë e vendit. Tanimë, të gjithë jemi të vetëdijshëm që nuk e kemi luksin për humbje akoma më të mëdha te vendeve të punës dhe thellim të krizës ekonomike!
Ne si Shoqatë, edhe pse kemi qenë vazhdimisht sektori më i goditur nga pandemia, kemi qenë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim me institucionet përkatëse. Vendimi i fundit i marë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, jo vetëm që nuk ndikon në parandalimin e përhapjes së virusit, por edhe shkatërron komplet bizneset tona dhe na shpie drejt një kolapsi ekonomik.
Si Shoqatë mendojmë që shkurtimi i orarit të punës deri në orën 21:00, neve si biznese na pamundëson operimin e mëtutjeshëm dhe na çon drejt shpalljes së bankrotit. Njëkohësisht, nuk besojmë që ky është faktor kyç që do të ndihmonte zvogëlimin e numrit te infektuarve dhe si Shoqatë besojmë qē vetëdijësimi i klientave tonë, stafit, mbajtjes së maskave dhe respektimit te masave të tjera gjithmonē në bashkëpunim me institucionet përkatëse do të ishte zgjidhje më e mirë.
Ne mbetemi të bindur që orari nuk është problemi dhe faktori kryesor por vetëdijësimi i popullatës për të mbrojtur veten dhe të tjerët duke respektuar masat e ISHPK-së.
Virusi është ekzistent, dhe ne duhet të mësohemi te jetojmë me të duke e vetëdijësuar popullatën dhe parandaluar rritjen e numrit të infektuarëve dhe jo duke fajësuar vetëm sektorë të caktuar e duke goditur vetëm biznese të caktuar. Për më tepër, nuk ka fakte dhe statistika të sakta qe vatra e virusit është Gastronomia dhe si shoqatë, ndjehemi të revoltuar nga shpifje të tilla, marrë parasysh se ne nuk veprojmë për të dëmtuar askënd kur edhe vet jemi të rrezikuar nga ky virus dhe kemi përgjegjsi ndaj vetes, familjes dhe shoqërisë.
Ju bëjmë thirrje që Institucionet kompente ti gjobisin bizneset individualisht për shkelje të masave dhe rregullave, dhe jo të veprojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Pasi që sektori i gastronomisë është i prekur direkt edhe nga vendimet e fundit, duhet urgjentisht një konsultë me akterët e këtyre sektorëve dhe vendime për shtim të përkrahjes specifike për këtë sektorë, përfshirë:
a) Riprogramimin e kësteve të kredisë;
b) Lehtësira për qasje në financa;
c) Përkrahje për pagat dhe qiratë, së paku edhe për tre muaj;
d) Shtyrje të deklarimeve dhe pagesave të tatimeve, së paku edhe për tre muaj.
Shpresojmë që këto rekomandime të mirren parasysh nga institucionet relevante, marrë parasysh rëndësinë që ky sektor ka në ekonominë e vendit, vendet e punës dhe mirëqenien e qytetarëve.
Të tjera
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...