Fun & Video

​Shembet ura në Itali ndërsa automjetet po lëviznin mbi të – video

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 08 April 2020

Një urë në Itali u shemb sot me dy automjete ngarkese mbi të, raportojnë mediat italiane.

Sipas informacionit të parë, njëri prej shoferëve ka shpëtuar, ndërsa tjetri u transportua në një spital me lëndime të lehta në gjoks.

Incidenti ndodhi në Toskanë, në një urë që lidh rrugët provinciale SP62 dhe SP70.

-Advertisement-

Dy automjete po kalonin urën në momentin kur kjo e fundit u shemb. Për shkak të pandemisë së koronavirusit, në këto kohë pati më pak trafik. Në kushte normale, ajo përshkohet nga mijëra automjete.

Deri më tani, është e paqartë se çfarë saktësisht çoi në kolaps. Sidoqoftë, sipas gazetës Il Fato Quotidiano, një çarje në urë është vërejtur në nëntor pasi stuhia dhe trafiku rifilloi pas riparimit.

Dy vjet më parë, një urë u shemb në Gjenovë, duke vrarë 43 njerëz, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu, një incident i ngjashëm së fundmi në I tali ka ndodhur në nëntor 2019. Ura mbi autostradë u rrëzua më pas në rajonin veriperëndimor të Italisë, Liguria, afër Savonës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera