Selimi konfirmon se të akuzuarit nga Specialja kërkojnë mbështetje financiare nga shteti
Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 29 December 2020
Ministri në detyrë i Drejtësisë Selim Selimi, ka bërë të ditur se tashmë kanë pranuar disa kërkesa për mbështetje financiare nga të akuzuarit për kinse krime lufte nga Gjykata Speciale në Hagë.
Selimi derisa nuk ka dhënë detaje se kush ka bërë kërkesë, tha se komisioni në kuadër të ministrisë ka filluar punën dhe se presin që gjatë kësaj jave të adresohen të gjitha kërkesat dhe të ndodhë transferimi i mjeteve.
“Unë kisha qenë i rezervuar që të jap detaje të mëtutjeshme, pasi që këto kërkesa janë bërë nga mbrojtja dhe çdo shpërfaqje e ndonjë detaji mund ta dëmtojë mbrojtjen e secilit të akuzuar. Unë mund të konfirmoj se kemi pranuar disa kërkesa nga të akuzuarit potencialë, komisioni ka filluar punën në shqyrtimin e këtyre kërkesave dhe shpresoj që gjatë kësaj jave të gjitha këto kërkesa që i kemi ne të adresohen. Rrjedhimisht pas adresimit të këtyre kërkesave ne bashkë me Ministrinë e Financave dhe Thesarin do të bëjmë diskursin e atyre mjeteve të kërkuara”, tha ai.
Selimi ka premtuar se i gjithë procesi i ndihmës do të jetë transparent, derisa bëri të ditur se deri në fund të këtij viti nuk janë shpenzuar paratë, por vetëm janë zotuar ato.
“Nga këto udhëzime administrative ne kemi formuar komisionin, komisioni derisa ka filluar punën ka marrë pak kohë për shkak që është dashur verifikimi nga AKI, fatmirësisht verifikimi ka ardhur rishtazi dhe komisioni ka filluar punën edhe zyrtarisht. Janë shqyrtuar kërkesat, të cilat kanë ardhur nga të akuzuarit potencialë. Deri në fund të këtij viti nuk janë shpenzuar paratë, por ato janë zotuar, pasi që komisioni sapo ka marrë disa vendime. Në momentin kur fillon shpenzimi i parave, ne do t’ju informojmë për harxhimet financiare. Vendimin të cilin ju e përmendët, është i saktë se i klasifikon si sekrete, por ne jemi të obliguar që taksapaguesve tanë t’iu tregojmë për shumën totale të cilën ministria e jep në këto raste. Andaj në momentin kur fillon diskursimi i mjeteve në bazë të kërkesave të avokatëve të palëve të akuzuara atje do të jeni të informuar”, tha ai.
Gjatë këtij viti Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë për kinse krime lufte për Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Selim Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Salih Mustafa.
Të tjera
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...