Lajme

​Rritet numri i zyrtarëve që deklaruan pasurinë

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 05 April 2018

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, deklaroi se koha e deklarimet e pasurisë për zyrtarët publikë, ka përfunduar më 3 prill.

“Deri në fund të javës do të dalim me të dhëna konkrete. Nga praktika e më hershme ka pasur zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë edhe pas afatit që është paraparë”, tha Havolli sot në RTK.

Ai bëri me dije se zyrtarët publik kanë pasur kohë që të deklarojnë pasurinë për një muaj. Sipas tij këtë vit ka rritje të deklarimit.

-Advertisement-

“Ka një vetëdijesim dhe rritje të transparencës. Pra kemi edukim të zyrtarëve. Deri në fund të javës do të dalim me rezultat konkret. Me emra konkret. Mbi 4500 zyrtarë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë”, theksoi ai./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera