Lajme

​Rrah gruan, një muaj paraburgim

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 06 May 2020

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës prej një muaj paraburgim kundër të pandehurit K.G., për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri K.G. në liri mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën – gruan e tij, po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të përsërisë ose të kryejë vepra tjera penale.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera