Qytetarët respektojnë masat antiCOVID-19 gjatë festës së Fitër-Bajramit
Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 25 May 2020
Festa e Bajramit në Kosovë është shënuar ndryshe krahas herëve tjera. Në shenjë sakrifice dhe besimi ndaj Zotit, besimtarët mysliman agjëruan muajin e shenjtë të Ramazanit, duke e përmbyllur kështu me festën e Fitër- Bajramit. Të shumta ishin thirrjet nga Ministria e Shëndetësisë që për shkak të pandemisë COVID 19, të shmangen vizitat te të afërmit, derisa edhe xhamitë ishin të mbyllura për xhematin.
Edhe pse ndryshe nga se si ishin mësuar ta shënonin këtë festë, qytetarët thonë se kësaj radhe kryesisht kanë qëndruar në shtëpi, duke respektuar masat e institucioneve për shkak të pandemisë me koronavirus.
Qytetari Shemsi Muqiqi tha për KosovaPress, se janë treguar më të kujdesshëm se sa institucionet. Ai thotë se këtë festë e kanë pritur në shtëpi, duke i respektuar rregullat.
Muqiqi: Me qenë qeveritë tona të rregullta siç janë qytetarët, ishim bërë si Zvicra
“Sikur të ishin qeveritë tona të rregullta siç janë qytetarët, ishim bërë si Zvicra. Qytetarët janë treguar më të kujdesshëm se çdo institucion i Kosovës. Kemi qëndruar në shtëpi, nuk kemi dalë, kemi respektuar rregullat dhe kemi ndërmend të vazhdojmë t’i respektojmë”, tha Muqiqi.
Qytetari tjetër Musli Abazi, thotë se pavarësisht që kjo festë ishte më e zbehtë për shkak te pandemisë koronavirus, ata i kanë zbatuar rekomandimet deri në maksimum.
Abazi: Rekomandimet i kemi respektuar deri në maksimum
“I kemi respektuar deri në maksimum, ashtu siç ka thënë Ministria e Shëndetësisë, nuk kemi pasur kontakt jashtë familjes…Më i zbehtë ka qenë sepse ne e shfrytëzojmë rastin që për Bajram t’i vizitojmë familjet, sepse shumë rrallë po shihemi”, tha Abazi.
Ndërsa për qytetaren, Nyrtena Ahmeti, ky Fiter-Bajrami nuk ka qenë shumë ndryshe herëve tjera, për shkak se siç thotë ajo familjen e ngushtë e ka afër.
Ahmeti: Po iu përmbahemi rregullave
“Tek unë kurrgjë. Kemi përgatitur ëmbëlsirat, i kam pasur fëmijët afër ashtu kështu farefisi ka filluar herët të largohet. E dëgjova njërin duke thënë se nuk kanë dashur të vinë, tash koronës po ia lënë fajin. Megjithatë, të shohim çka thonë mjekët dhe ne po i përmbahemi rregullave”, tha Ahmeti.
Ndërsa, Halit Zhjeqi, thotë se populli i Kosovës është në nivelin më të lartë të zbatimit të rregullave të shëndetësisë.
Zhjeqi: Nuk ka ardhur kërkush dhe nuk kemi shkuar askund
“Nuk ka ardhur askush dhe nuk kemi shkuar askund. Populli është në nivelin më të lartë dhe çdo gjë që vjen nga shëndetësia. Ne e respektojmë edhe Bashkësinë Islame”, tha Zhjeqi.
E derisa në ditën e Fitër-Bajramit në Kosovë nuk u konfirmuar asnjë rast me COVID-19, për herë të parë pas 13 marsit, duket sikur kjo ka relaksuar qytetarët të cilët sot në sheshet dhe rrugët e Prishtinës ishin në një numër më të madh.
Megjithatë, në ditën e parë të Fitër-Bajramit, Policia e Kosovës ka ndaluar katër persona në qytete të ndryshme, për shkak të mos respektimit të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë me koronavirus. Ndërkohë për të njëjtën arsye, janë iniciuar raste ndaj 49 personave të tjerë.
Të tjera
-
Gazetari serb: Vuçiq dhe Lista Serbe do t’i tradhëtojnë deri në fund serbët e Kosovës
Analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se në amplitudën e tradhëtisë...
-
Hoti ngre alarmin për mungesë të investimeve kapitale, kërkon rishikim të politikave fiskale
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se në Qeverinë Kurti janë ...
-
Shkoi për ta vizituar babanë, u bë piktor i njohur, historia frymëzuese e Zecir Gashit nga Gjermania
Një histori frymëzuese nis në vitin 1994 kur Zecir Gashi, kishte udhëtuar për...
-
Kosova merr një mirënjohje në Bienalen e Venecias, ministrja serbe e lëshon sallën (Video)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se p...
-
46 mijë e 556 qytetarë me të drejtë vote në referendumin e së dielës në veri
46 mijë e 556 qytetarë të katër komunave veriore, kanë të drejtë të marrin pj...
-
Shumica e pasurisë së kryeparlamentarit Konjufca në emër të prindit
Vetëm një banesë 90 metra katrorë që ka vlerën e 60 mijë eurove, e ka deklaru...
-
Ngritët kallëzim penal ndaj dy inspektorëve dhe u.d kryeinspektores së Shëndetësisë, ia ndërprenë jashtëligjshëm punën një qendre shëndetësore
Është ngritur kallëzim penal ndaj ushtrueses së detyrës së kryeinspektores së...
-
Presidentja Osmani shumicën e pasurisë e deklaron në emër të bashkëshortit të saj
Në deklarimin e pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Presidentj...
-
Kryeministri Kurti deklaron pasurinë: Banesë në vlerë 400 mijë euro në emër të gruas (Dokument)
Kryeminsitri Albin Kurti ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrups...
-
Ramush Haradinaj deklaron pasurinë: Vetëm shtëpitë dhe vila e tij kanë vlerë mbi 1.2 milion euro (Dokument)
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar pasurinë e tij në A...
-
Memli Krasniqi deklaron pasurinë: 65 mijë euro në Bitcoin, shtëpi 180 mijë euro e banesë 120 mijë euro (Dokument)
Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar të shtunën, deklarimet e pasurisë s...
-
Në 25 vjetorin e rënies, Haradinaj kujton heroin Selman Lajçi dhe të rënët e Brigadës 136 “Rugova”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...