Lajme

​Qeveria e këtij shteti do të paguajë ujin dhe rrymën për të gjithë qytetarët dhe bizneset

Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 08 April 2020

Qeveria e Bahrejnit do të paguajë faturat e energjisë elektrike dhe ujit për të gjithë qytetarët dhe bizneset në këtë vend të Gjirit Persik.

Nisma është pjesë e një pakete stimulimi ekonomik prej 11 miliardë dollarësh që qeveria e Bahrejnit ka caktuar për sektorin privat për të zbutur ndikimin ekonomik të COVID-19.

Qeveria do të shpenzojë një total prej 570 milionë dollarë në pagat e 100.000 punonjësve të sektorit privat nga prilli deri në qershor për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë efektet e pandemisë së koronavirusit.

-Advertisement-

Po ashtu, qeveria do të pezullojë mbledhjen e taksave të pasurive dhe turizmit, transmeton Reuters.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera